Aktualitet

“Gjëma” që i kushtoi shtrenjtë Mihal Kokëdhimës, IKMT i shkatërron restorantin “Panorma” (FOTO)

21 Gusht 2019, 05:05 Nga DOSJA
“Gjëma” që i kushtoi shtrenjtë Mihal

HIMARË- ËshtË shembur sot lokali “Panorma” në Porto Palermo. Mjete të rënda, forca të shuma policie dhe inspektor të IKMT rrethuan lokalin dhe më pas bën shembjen e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se godina ka qenë pa leje dhe tashmë ajo është rrafshuar. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Në këtë aksion kanë qenë prezent familjar të Mihal Kokëdhimës, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por vetëm kanë hequr ato sende u janë dukur me vlerë. E para që u rrëzua ishte tabela e këtij lokali, dhe më pas është shembur dhe pjesa e restoranit, ku për pak orë gjithçka u rrafshua.

Pak ditë më parë në Qeparo, pronari i restoranit “Panorma”,  Mihal Kokëdhima, pas një debati me klientët i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Me duart me gjak e i kapur mbi kofano Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Tre ditë më parë biznesmeni ka dalë para gjykatë dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle ne porto palermo shembet lokali i mihal koedhimes shembet lokali panorma mihal kokedhima rrihen turistet spanjolle ne porto palermo shembet lokali i mihal koedhimes shembet lokali panorma

Sondazh

Poll