Aktualitet

‘Çmendet’ qytetari në Fier, qëllon me armë pasi zihet me shoferin e autobuzit, panik te pasagjerët

20 Gusht 2019, 18:01 Nga DOSJA
‘Çmendet’ qytetari në Fier, qëllon me armë

FIER– Një ngjarje e frikshme ka ndodhur pasditen e sotme në Fier teksa një person ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Topojë.

Dosja.al mëson se një qytetar ka dalë nga automjeti i tij dhe ka qëlluar me armë në ajër duke i prerë rrugën një autobuzi që bën linjën për në plazhin e Semanit, që ishte i mbushur me pasagjerë.

Pasagjerët i ka zënë paniku por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Banorët e zonës shprehen se personi që qëlloi me armë zjarri ka debatuar me drejtuesin e autobuzit të linjës, teksa ky i fundit i ka kërkuar që të hapë rrugën .

Në debat e sipër, personi që tashmë është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim ka hyrë në makinën e tij ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri fier te shtena me arme ne fier arme zjarri fier te shtena me arme ne fier

Sondazh

Poll