Aktualitet

“I prenë veshin turistit”, Berisha përgënjeshtron veten: Më shkruajti pronari i clubi-t

20 Gusht 2019, 15:50 Nga DOSJA
“I prenë veshin turistit”, Berisha përgënjeshtron

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër status në rrjetet sociale teksa ka përgënjeshtruar lajmin për sulmimin e një turisti të cilit sipas Berishës i kishin prerë veshin.

Në një koment poshtë statusit të mëparshëm ku denonconte ngjarjen e rëndë, ish-kryeministri shkruan se ndodhia e denoncuar më parë nuk është e vërtetë.

Ai publikon mesazhin e dërguar nga Spiro Iljadhi, pronari i Organe Club, ku Berisha raportoi se i kishin prerë veshin një turisti.

“Pergenjeshtrim:Pronari i Orange ka derguar nje pergenjeshtrim per mesazhin e qytetarit dixhital te cilin po e publikoj ketu me poshte: Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju.

Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!”- shkruan ish-Kryeministri.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se sipas një qytetari, dje në orët e para të mëngjesit, pronarët e Orange i kanë prerë veshin një klienti në prezencë të policisë. Vetë pronari i clubi-t e përgënjeshtroi këtë gjë. Në një denoncim për Dosja.al, Iljadhi u shpreh se sherri nuk ka ndodhur në lokalin e tij.

Rasti vjen pak ditë pas skandalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjoll në lokalin e tij. Pamjet e Kokëdhimës teksa çante xhamin e furgonit, kanë bërë tashmë xhiron e të gjithë mediave globale, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve të huaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pronari i pret veshin turistit sali berisha spiro iljadhi pronari i pret veshin turistit sali berisha spiro iljadhi

Sondazh

Poll