Aktualitet

Familjarët të kapur përdore, miq e dashamirës i japin lamtumirën e fundit Xhuvanit, mes tyre Kostandini i prangosur (Foto)

20 Gusht 2019, 19:51 Nga DOSJA
Familjarët të kapur përdore, miq e dashamirës i japin

TIRANË– Është zhvilluar ceremonia mortore e regjisorit të ndjerë Gjergj Xhuvani, i cili u përcoll për në banesën e fundit. Miq, familjarë dhe dashamirës i kanë dhënë lamtumirnë e fundit regjisorit të ndjerë, që ndërroi jetë në Romë pak ditë më parë. 

Trupi i tij është marrë nga familjarët ditën e sotme dhe rreth orës 14:00 ka nisur ceremonia mortore. 

Mes të pranishmëve ka qenë edhe djali i Xhuvanit, Konstandini, i cili edhe pse i dënuar për vrasjen e katër personave, ka pasur sot mundësinë t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij. Drejtoria e Burgjeve i aprovoi lejen e kërkuar.

Një nga momentet më prekëse është edhe çasti kur Luiza Xhuvani kapet përdore me vazjën dhe djalin e saj.

Teksa ka lidhur duart me të bijën dhe Kostandinin e prangosur, aktorja dhe dy fëmijët e saj i mbajnë kokat ulur përpara varrit të regjisorit të ndjerë.

Më poshtë keni edhe disa foto nga përcjellja e Xhuvanit për në banesën e fundit. Ceremonia ka qenë private. 

Kush është Gjergj Xhuvani?

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Regjisori Xhuvani ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia e lamtumires se gjergji xhuvanit konstandin xhuvani luiza xhuvani ceremonia e lamtumires se gjergji xhuvanit konstandin xhuvani luiza xhuvani

Sondazh

Poll