I blinduar me policë dhe me një dorë të prangosur, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit (Foto)
20 Gusht 2019, 09:11Nga DOSJA
TIRANË– Kostandin Xhuvani u lirua sot nga burgu me leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Gjergj Xhuvani.
Xhuvani është paraqitur në varreza i blinduar me forca policie. Njërën dorë ai shihet se e ka të prangosur dhe të lidhur me dorën e një efektivi policie.
Edhe pse i dënuar për vrasjen e katër personave, djali i regjisorit të ndjerë ka pasur sot mundësinë të shkojë dhe t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, që ndërroi jetë në Itali vetëm pak ditë më parë.
Trupi i pajetë i Gjergj Xhuvanit ka mbërritur sot paradite në aeroport, ku është pritur nga familjarët.
Po kush ishte Gjergj Xhuvani?
Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.
Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.
(A.B/F.M. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FIER– Një ngjarje e frikshme ka ndodhur pasditen e sotme në Fier teksa një person ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Topojë.Dosja.al mëson se një qytetar ka d...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër status në rrjetet sociale teksa ka përgënjeshtruar lajmin për sulmimin e një turisti të cilit sipa...
SARANDE- Pronari i bar Orange në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas denoncimit të këtij të fundit, se Iljadhi i ka prerë vesh...
SARANDË- Pas denoncimit të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, se një turisti i është prerë veshi nga pronari i bar Orange në Sarandë, Dosja.al ko...
TIRANË- Me qindra postime video, kritike ndaj qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, janë hequr, kohët e fundit, nga Facebook dhe rrjete të tjera sociale, në kuadër...
TIRANË- Janë zbuluar videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve për megagrabitje...
Policia e Shtetit ka nisur kontroll masiv në të gjithë territorin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Përmes një njofti...
TIRANË– Incidentet me turistët e huaj që kalojnë verën në Shqipëri nuk kanë fund. Pas Mihal Kokëdhimës që terrorizoi turistët spanjollë në Porto Palermo, t...
FIER- Një 31 vjeçar është arrestuar sot në flagrancë, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas me iniciale, A.SH në vitin 2015. I arrestuari është shte...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ëshë drejt fundit puna për inagurimin e 7 urave që do të rregullojnë trafikun tek “Rruga e Kombit”. Rama thotë...