Aktualitet

‘Punoj me djersë e mund’, pronari i club-it replikë me Berishën: Doktor, s’kam prerë asnjë vesh, është xhel

20 Gusht 2019, 14:07 Nga DOSJA
‘Punoj me djersë e mund’, pronari i club-it replikë me

SARANDE- Pronari i bar Orange në Sarandë, Spiro Iljadhi replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha pas denoncimit të këtij të fundit, se Iljadhi i ka prerë veshin një turisti. Në një komunikim me Dosja.al, Iljadhi mohoi akuzën, por duket se do t’i shkojë deri në fund reagimit të tij. Ai i kujton Berishës se punon me ndershmëri dhe se mesazhdërguesi është një rival që kërkon t’a dëmtojë.

Replika e Spiro Iljadhit:

Pershendetje Doktor! Jam Spiro Iljadhi, pronar i “Orange Club” ne Sarande. Duke shprehur konsideraten per ju, po ju ve ne dijeni qe ne mjediset e brendshme apo te jashtme te lokalit tone, nuk ka ndodhur asnje ngjarje e ngjashme apo e njejte me ate qe qytetari dixhital ka derguar tek ju. Askush nga pjestaret e stafit te lokalit tone nuk ka marre pjese ne ngjarje te tille dhe as nuk kemi dijeni se cfare mund te kete ndodhur diku gjetke. Perpiqemi t’u sherbejme pushuesve me mund e djerse duke garantuar qe jo vetem ata te kenaqen dhe argetohen por edhe te ndihen te sigurte tek ne. Cdo mesazh ne adrese tuaj nga njerez anonime eshte thjesht xhelozi dhe inat per arsye konkurrence. Ju faleminderit per mirekuptimin!

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se sipas një qytetari, dje në orët e para të mëngjesit, pronarët e Orange i kanë prerë veshin një klienti në prezencë të policisë.

Rasti vjen pak ditë pas skandalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjoll në lokalin e tij. Pamjet e Kokëdhimës teksa çante xhamin e furgonit, kanë bërë tashmë xhiron e të gjithë mediave globale, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve të huaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pronari i pret veshin turistit sali berisha spiro iljadhi pronari i pret veshin turistit sali berisha spiro iljadhi

Sondazh

Poll