Aktualitet

Turisti me vesh të prerë, pronari i Bar Orange: S’ka ndodhur në lokalin tonë, inat dhe xhelozi

20 Gusht 2019, 13:49 Nga DOSJA
Turisti me vesh të prerë, pronari i Bar Orange: S’ka ndodhur

SARANDË- Pas denoncimit të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, se një turisti i është prerë veshi nga pronari i bar Orange në Sarandë, Dosja.al kontaktoi vetë pronarin.

Spiro Iljadhi, ka thënë për Dosja.al se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk ka mohuar dijeninë e tij për ngjarjen, por thotë se nuk ka asnjë lidhje as ai personalisht dhe as stafi i Orange.

“Në lokalin tonë nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Sherri ka ndodhur shumë larg nga këtu. Nuk kam asnjë lidhje. E gjitha është sulm për shkak të konkurrencës. Të gjithë e dinë se çfarë pune kemi ne. Të më konkurrojnë me punë, jo me tatime, shtet e Polici.”-është shprehur Iljadhi.

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se sipas një qytetari, dje në orët e para të mëngjesit, pronarët e Orange i kanë prerë veshin një klienti në prezencë të policisë.

Rasti vjen pak ditë pas skandalit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, i cili terrorizoi një grup turistësh spanjoll në lokalin e tij. Pamjet e Kokëdhimës teksa çante xhamin e furgonit, kanë bërë tashmë xhiron e të gjithë mediave globale, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e turistëve të huaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bar orange sarande pronari i pret veshin turistit spiro iljadhi bar orange sarande pronari i pret veshin turistit spiro iljadhi

Sondazh

Poll