Sport

Guardiola: “Haaland nuk ka klauzolë për Real Madridin, shifrat e tij janë të frikshme”

Trajneri i Manchester Cityt ka folur për sulmuesin norvegjez në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Copenhagës

6 Tetor 2022, 07:25 Nga DOSJA

Guardiola: “Haaland nuk ka klauzolë për Real Madridin, shifrat e

ANGLI - Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp për klauzolën e mundshme me Real Madridin dhe ka mohuar që ajo ekziston. "Nuk është e vërtetë, ai nuk ka një klauzolë specifike lirimi për Real Madridin, apo ndonjë ekip tjetër. Nuk është e vërtetë, çfarë mund të them? Kam një ndjenjë që ai është tepër i lumtur këtu."

Po kështu, trajneri i Mançester Sitit ka shpjeguar edhe pse e zëvendësoi sulmuesin norvegjez gjatë ndeshjes kundër Copenhagës. "Ai luan shumë minuta, loja ishte nën kontroll dhe Cole Palmer është një lojtar i shkëlqyer, që me të vërtetë donte të luante. Nëse loja do të kishte qenë me rezultat më të ngushtë, Erling do të kishte vazhduar."

Haaland u largua nga fusha e lojës pas pjesës se parë, pasi shënoi dy gola (7' dhe 32'), por trajneri spanjol thotë se nuk e bëri këtë për t'i dhënë pushim: "Nuk është për t'u dhënë pushim lojtarëve. Ne kemi një skuadër prej 20 lojtarësh, nëse luajnë vetëm me 11, të tjerët kur të duhen, nuk janë gati”.

"Numrat e tij, sinqerisht, janë të frikshëm. Ata flasin vetë. Ai na jep ndjesinë se është gjithmonë i uritur për gola dhe është shumë konkurrues",- u shpreh trajneri katalanas për përforcimin e mbërritur në City këtë sezon.

Guardiola: “Haaland nuk ka klauzolë për Real Madridin, shifrat e

"Sigurisht që cilësia që kemi në krah e ndihmon atë të shënojë gola. Por çfarë ka bërë që nga ardhja e tij, unë nuk i mësova asgjë. Ai ka instinkt të jashtëzakonshëm për të ditur se ku do të shkojë topi në zonë. Kjo është dhuratë nga mami dhe babai i tij. Ai ka lindur me këtë, me dhuntinë e shënimit të golave”,- ka komentuar Guardiola për paraqitjet e fundit të Erling.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll