Politike

Kandidat për Bashkinë Tiranë? BUJA në mediat proqeveritare, Ilir Alimehmeti flet për Dosja.al: Dola në protestë si pedagog

Mjeku Ilir Alimehmeti tha se në protestën e sotme doli vetëm nën cilësinë e punës së tij në Universitetin e Mjekësisë.

5 Tetor 2022, 18:33 Nga k.m.
Kandidat për Bashkinë Tiranë? BUJA në mediat proqeveritare,
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka reaguar për Dosja.al lidhur me lajmet e publikuara sot nga mediat pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilat "zbuluan" se do garonte për Tiranën. I pyetur nga Dosja.al për një koment lidhur me gjithë çfarë po komentohet për të, Alimehmeti tha se në protestën e sotme doli vetëm nën cilësinë e punës së tij në Universitetin e Mjekësisë.

"Unë jam në mbështetje të protestës së pedagogëve, si pedagog që jam. Pjesa tjetër siç duket i djeg dikujt,"-bëri me dije ai. Por kujt i djeg? Kush nxitoi që të shpërndante lajmin se ai do të ishte personi që do të garonte për kryebashkiakun e Tiranës nën siglën e opozitës? Veliajt? Tashmë me 8 vite në krye të Tiranës, Erion Veliaj duket se e ka humbur sigurinë tek vetja duke sulmuar çdo emër që mund të përmendet nëpër tavolina. Edhe kur nuk ka asgjë zyrtare si në rastin e Alimehmetit, i cili është zv.dekan në UM-në.

Po ashtu, një detaj tjetër që ra në sy edhe fakti që lajmi ishte shkruar nga një prej mediave, e më pas ishte shpërndarë me të njëjtin tekst, titull dhe foto. Që lë të kuptohet se është shkruar nga një dorë…

Edhe me një frikë të madhe që nuk ka kuptim se “Lali Eri” është konfirmuar dhe ka nisur fushatën e tij që pa u vendosur data e zgjedhjeve. Megjithatë për momentin, sipas personazhit të shumëpërmendur sot, jo si ngahera për këshillat e tij që kanë ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë së koronavirusit, nuk ka asnjë të vërtetë.

ilir alimehmeti zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll