Portalet proqeveritare zbulojnë kandidatin e opozitës në Tiranë
Mediat proqeveritare gjetën "të infiltruarin" e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike brenda tubimit.
TIRANË- Mediat proqeveriatare kanë "gjetur" se kush është kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranë. Sot ia kanë vënë gishtin, mjekut të njohur, Ilir Alimehmeti. Ky i fundit ishte sot në protestën e pedagogëve, e në përpjekje për ta sabotuar ose zvogëluar sa më shumë të mundeshin, mediat qeveritare gjetën diversion për lajmin. Gjetën "të infiltruarin" e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike brenda tubimit.
"Alimehmeti u shfaq në krye të saj me një fjalim politik, pasi në vend të kërkesave për pagat e pedagogëve, mesazhi i tij u përqendrua tek Tirana, çka përforcon idenë se kjo është një nisje jozyrtare e fushatës si kandidat i PD. Ndërkaq, mediat pranë opozitës po i japin hapësirë mediatike Ilir Alimehmetit. Jo më larg se dy ditë më parë, televizioni Syri Tv i kushtoi një emision të tërë Alimehmetit. Ai u zgjodh me procedurë të përshpejtuar anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Por nuk dihet ende nëse Sali Berisha e ka diskutuar emrin e Alimehmetit edhe me Ilir Metën, apo është një vendim i njëanshëm i tij,"-është teksti që të gjithë kanë marrë "COPY-PASTE". Madje dhe titullin e kanë të njëjtë.
Megjithatë e çuditshme është që flasin pa përmendur burime dhe me saktësi 100%.
Ndërkohë që askush nuk përmend faktin që në fakt, Alimehmeti është zv.dekan në Universitetin e Mjekësisë dhe ka dalë në tubim edhe për veten e tij. Ky fakt nuk shkruhet në asnjë rresht. Por mbi të gjitha, edhe nëse do të jetë kandidati i opozitës për Tiranën, ku është problemi për mediat proqeveritare? Apo se Erion Veliaj do të ketë përballë tij një figurë të thjeshtë, mjeku, e që rëndom ka simpatinë e qytetarëve.
NDIQNI GALERINË E MËPOSHTME:
Sondazh
PL publikon fotot e kazaneve me plehra para universitetit ‘Aleksandër Moisiu’/ Meta: Kjo ndodh kur pushteti vendor është monist
Pamje nga mbetjet në rrugë DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale p...
Siguria kibernetike "përplas" Çupin dhe Bushkën tek "Ligjet": Mos abuzo me të drejtën e fjalës
Dhurata Çupi TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ku po diskutohej Pr...
'Lufta' për Partinë Demokratike, më 3 nëntor do të gjykohet në Apel ankimimi i PD
Foto ilustruese TIRANË- Më 3 nëntor është vendosur data kur Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ankimimin e Partisë De...
TERRITORIALJA/ Berisha i ofron kompromis Alibeajt: Të ulemi në Kuvend dhe jashtë tij për një draft të përbashkët
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj TIRANË- Për herë të parë që pas "ndarjes" disamujore të opozitës duket se "t...
Boçi: Rrugët e Shqipërisë janë kthyer në skena krimi! Shteti ka dështuar
Luçiano Boçi TIRANË- Po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të partisë Demokratike. Deputeti Luçiano Bo&ccedi...
Reforma Territoriale/ Berisha: Do bashkëpunojmë me PL-në dhe partitë aleate! Rama nuk është serioz, gënjen
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal dhe tek Reforma Territoriale. Berisha u shpreh se janë të...
Mbledhja me ambasadorët për reformën Territoriale, Alibeaj: Do pasohet me takime të tjera
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se në takimin me ambasadorët u diskutua për ref...
Berisha: Shpreh mbështetjen e plotë të PD për pedagogët
NJOFTIM PËR SHTYP Sot, ne mblidhemi për një rivlerësim të projektit të përgatitur nga grupi i punës, i drejtuar nga z...
Vendimi i Strasburgut për Besnik Canin, Balluku: S'e cënon Vettingun, nuk e bën shtetit
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka koment...
Vendimi i ERE për fashën 800 KW në fletoren zyrtare, Balluku: Nuk do aplikohet në tetor
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku sqaroi ditën e sotme botimin në fletoren zyrtar...

