Politike

Siguria kibernetike "përplas" Çupin dhe Bushkën tek "Ligjet": Mos abuzo me të drejtën e fjalës

Çupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tendera sekret. Në këtë moment ka ndërhyrë Ferhati e cila iu drejtua deputetës së PD-së se ka dalë jashtë rendit të ditës.

5 Tetor 2022, 15:51 Nga e.k
Siguria kibernetike "përplas" Çupin dhe Bushkën tek
Dhurata Çupi

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ku po diskutohej Projektligji për krimin kibernetik. Deputetja e PD-së Dhurata Çupi është "përplasur" me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati.

Teksa diskutohej në Komisionin e Ligjeve për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Çupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tendera sekret. Në këtë moment ka ndërhyrë Ferhati e cila iu drejtua deputetës së PD-së se ka dalë jashtë rendit të ditës.

PJESË NGA DEBATI:

Dhurata Çupi: Unë do të doja të ju pyesje se duhet të keni përgjigje përderisa merrni përsipër të mbroni materialin. A keni ju dijeni për një akuzë që tashmë është bërë publike. Janë shpenzuar 190 mln euro për mbrojtjen kibernetike nga të cilat rreth 40 pëqrind janë me procedura të tendera sekret. Keni dijeni ju për këto shpenzime? Keni bëri ju ndodnjë analizë se si 190 milion euro prokuroren nga AKSH me tendera sekret për të cilat drejtori i DSIK-së dha përgjigjen e vet dhe tha se duhet të kishte një hetim.

Klotilda BushkaPo dilni jashtë teme, nuk mund të kaloni në këto pyetje që slidhen me projektligjin...

Dhurata Çupi: Mos abuzoni me të drejtën e fjalës, unë bëra një pyetje. Lëre të përgjigjet, si cakton ti pyetjet!

Adea Pirderi: Përgjigjen do ja u sjell me shkrim...

komisioni i ligjeve dhurata çupi klotilda bushka

Sondazh

Poll