Politike

EMRI/ Kush do ta drejtojë Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve

Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë.

5 Tetor 2022, 17:43 Nga F.M
EMRI/ Kush do ta drejtojë Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve
Kryeministria

TIRANË- Emiljano Gjika do të jetë Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave që ka vendosur sot kryetarin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë, Delina Ibrahimaj. Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë. ATRAKO ka fushë përgjegjësie ndihmën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktuese si dhe sigurimin e standardeve për zbatimin e procedurës së koncesionit, nëpërmjet unifikimit dhe hartimit të modeleve standarde.

VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Agjencia e Trajtimit te Koncesioneve (ATRAKO) është institucion publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë. Buxheti i Agjencisë financohet nga buxheti i shtetit, gjithashtu, dhe nga donatorë të ndryshëm dhe miratohet me buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, si zë i veçantë. ATRAKO ka fushë përgjegjësie ndihmën dhe këshillimin e autoriteteve kontraktuese si dhe sigurimin e standardeve për zbatimin e procedurës së koncesionit, nëpërmjet unifikimit dhe hartimit të modeleve standarde. Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) asiston dhe këshillon Autoritetet Kontraktore në procedurat e dhënies me koncesion/PPP të projekteve të mundshme.

emiljano gjika agjencia e koncensioneve

Sondazh

Poll