Politike

Kryebashkiaku i Mallakastrës në GJKKO, Braçe: Qokë për Alibeajn, po përkëdhelet opozita

Braçe tha se ky hetim po vijon për t’i bërë një qokë kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Sipas tij opozita po përkëdhelet, ndërsa thekson se kjo nuk duhet të ndodhë nëse ata kërkojnë diçka të padrejtë.

5 Tetor 2022, 17:52 Nga e.k
Kryebashkiaku i Mallakastrës në GJKKO, Braçe: Qokë
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socilaiste Erion Braçe duke komentuar Reformën në Drejtësi u ndal dhe tek kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili u mor i pandehur nga GJKKO.

Braçe tha se kryebashkiaku ka pasur një fatkeqësi në Greqi, por nuk e kupton pse kjo çështje po ndiqet kaq shumë nga drejtësia. Duke folur në studion e Report Tv Braçe tha se ky hetim po vijon për t’i bërë një qokë kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Sipas tij opozita po përkëdhelet, ndërsa thekson se kjo nuk duhet të ndodhë nëse ata kërkojnë diçka të padrejtë.

Erion BraçeE kemi humbur fokusin nga reforma në drejtësi. Edhe ne si maxhorancë e kemi larguar vëmendjen nga reforma në drejtësi. Shtyllat kryesore të reformës mbeten të pandryshueshme, vëmendja te institucionet e vettingut në të gjitha nivelet. Vendimi i fundit i Strasburgut nuk duhet të shkaktojë tronditje. Dërguar për gjykim kryetari i bashkisë Mallakastër për falsifikim formularësh, për ca po flasim, ka pasur një fatkeqësi në Greqi, për ca përndiqet ky, që ti bëhet qokë Enkelejd Alibeajt. Është turp. Po të kenë takat të futen në garë.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi që pretendohet se ishte pronari i tij, të cilin e dhunoi pasi nuk i kishte dhënë pagën. Gjetjet iu dorëzuan  KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë. Ismailaj doli kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë për qarkun e Mallakastrës.

erion brace qerim ismailaj

Sondazh

Poll