Politike

TERRITORIALJA/ Berisha i ofron kompromis Alibeajt: Të ulemi në Kuvend dhe jashtë tij për një draft të përbashkët

Berisha u ndal tek propozimi i bërë nga grupi i Alibeajt i cili propozon 94 bashki. Berisha bëri thirrje për të ulur në Komision dhe jashtë tij për të rënë dakord për një draft të përbashkët që sipas kreut të selisë Blu do t'i shërbejë shqiptarëve.

5 Tetor 2022, 14:29 Nga e.k
TERRITORIALJA/ Berisha i ofron kompromis Alibeajt: Të ulemi në Kuvend
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Për herë të parë që pas "ndarjes" disamujore të opozitës duket se "tymi i bardhë" po del nga selia Blu. Kështu në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar demokrat të mbajtur ditën e sotme duket se Berisha i ka bërë një propozim konkret Enkelejd Alibeajt në lidhje me Reformën Territoriale.

Berisha u ndal tek propozimi i bërë nga grupi i Alibeajt i cili propozon 94 bashki. Berisha bëri thirrje për të ulur në Komision dhe jashtë tij për të rënë dakord për një draft të përbashkët që sipas kreut të selisë Blu do t'i shërbejë shqiptarëve.

Sali Berisha: Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll