Politike

PL publikon fotot e kazaneve me plehra para universitetit ‘Aleksandër Moisiu’/ Meta: Kjo ndodh kur pushteti vendor është monist

5 Tetor 2022, 16:24 Nga e.k
PL publikon fotot e kazaneve me plehra para universitetit ‘Aleksandër
Pamje nga mbetjet në rrugë

DURRËS- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e rrugës pranë Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ të mbushur me plehra.


“Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditoret e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve”, shkruan Meta në Facebook ku ka shpërndarë dhe videon.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Partia e Lirisë në Durrës. Me anë të një postimi në Facebook ata shprehen se kjo është e rëndë pasi dhe pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri akademik. PL ka akuzuar Bashkinë e Durrësit për neglizhencë.

partia e lirisë ilir meta

Sondazh

Poll