Politike

Distancim nga Arben Ahmetaj? Rama: Lojtarët lëvizen, llumi nuk mbaron

Në një intervistë për emisionin “Now” për Euronews Albania, kreu i qeverisë refuzoi të komentojë lajmet se Ahmetaj është larguar pasi ka lidhje me afërn e inceneratorëve.

3 Tetor 2022, 22:33 Nga F.M
Distancim nga Arben Ahmetaj? Rama: Lojtarët lëvizen, llumi nuk mbaron
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se lojtarët në një skuadër lëvizin nga një vend tek tjetri, kur u pyet për largimin e Arben Ahmetajt nga çdo funksion politik.

Në një intervistë për emisionin “Now” për Euronews Albania, kreu i qeverisë refuzoi të komentojë lajmet se Ahmetaj është larguar pasi ka lidhje me afërn e inceneratorëve.

Edi Rama: Skuadra është dinamike, nuk është statike. Lojtarët në skuadër lëvizin në role të ndryshme në pozicione të ndryshme dhe kjo s’ka asnjë lloj interesi publik. Është një lëvizje nga një vend në një vend tjetër.

Erla Mëhilli: Dikush nga mazhoranca ka nxjerrë informacione për aferën e incineratorëve

Edi Rama: Unë nuk hyj në këto se këto janë kosnum i përditshëm, i vorbullës së një llumi që nuk mbaron, sa në kanale e sa në portale. Gënjeshtra është bërë hata fare. Është e kot të humbas unë kohën.

edi rama

Sondazh

Poll