Politike

Amnistia Fiskale/ Rama: S'është kundër asnjë institucion ndërkombëtar, thjesht kanë rezerva

Rama shtoi më tej se rezervat e ndërkombëtarëve janë të natyrës teknike. 

3 Tetor 2022, 21:47 Nga F.M
Amnistia Fiskale/ Rama: S'është kundër asnjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale. I ftuar në "EuroNews", Rama tha se ata kanë rezerva, por nuk janë shprehur asnjëherë kundër një hapi të tillë. Rama shtoi më tej se rezervat e ndërkombëtarëve janë të natyrës teknike. 

“Ne s’kemi kundër asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar. Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike. Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit,"- theksoi ai.

edi rama

Sondazh

Poll