Politike

DENONCIMI/ Berisha: Ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Rama se cilin do të gjejë aty

Ai tha se ekziston një dosje Mitrokhin për të cilën tha se Rama duhet të shohë se kë do të gjejë aty.

3 Tetor 2022, 20:47 Nga F.M
DENONCIMI/ Berisha: Ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar edhe gjatë fjalës në Kuvend debatin në lidhje me financimet ruse në Partinë Demokratike. Ai tha se Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë qindarkë ndërsa akuzoi kreun e ekzekutivit se ka mbrojtur ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Ai tha se ekziston një dosje Mitrokhin për të cilën tha se Rama duhet të shohë se kë do të gjejë aty.

Ndërkohë që kryedemokrati fliste nga foltorja e Kuvendit në sallë dëgjoheshin të qeshura që nuk dihet se nga cilët deputetë vinin.

Sali Berisha: Të nderuar deputetë, ky këtu ngrihet dhe sulmon opzitën. Flet për Partinë Demokratike dhe financimet. Partia Demokratike nuk ka marrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë dikush është Lulzim Basha. Edi Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe që i deklaroi Bashës që i ke futur duart në xhepat rusë, bëri gjithçka që t'ja mbyllë dosjen. Kush të odjë të marrë dosjen dhe të shohë se sa qesharakë është mbyllja e asaj dosjeje. PD ka ngritur një komision, Basha të tregojë kush ia dha paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi.

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll