Politike

I ka kërkuar Erdogan të heqë Kreun e KMSH? Rama: Qeveria s'vendos për komuniteve, xhamia e Namazgjas s'është në dorën tonë

I pyetur edhe nëse do të hapet xhamia e Namazgjasë, kreu i qeverisë tha se nuk është në dorën e maxhorancës kjo gjë.

3 Tetor 2022, 21:49 Nga F.M
I ka kërkuar Erdogan të heqë Kreun e KMSH? Rama: Qeveria
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e Shqipërisë nuk vendos se kush qëndron në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar. I ftuar në "EuroNeës", Rama u pyet nëse Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan i ka kërkuar të heqë Kreun e Komunitetit Mysliman. Rama tha se Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim. I pyetur edhe nëse do të hapet xhamia e Namazgjasë, kreu i qeverisë tha se nuk është në dorën e maxhorancës kjo gjë.

“Komuniteti Mysliman Shqiptar është i bazuar në vetë organizim dhe në vetëqeverisje. Qeverisja e Shqipërisë nuk vendos për komunitete. Inagurimi i xhamisë së madhe është një çështje që nuk vendos qeveria e Shqipërisë dhe nuk e ka peng askush sepse Xhamia e Madhe po ndërtohet me kontributet e Komitetit Mysliman  turk dhe janë ata që po e ndërtojnë në një marrëveshje me komunitetin Mysliman shqiptarë dhe i vendosin ata se kur i mbarojnë punimet dhe kur duhen hapur dyert, nuk e vendos qeveria e Shqipërisë,"- theksoi kreu i qeverisë.

edi rama

Sondazh

Poll