Politike

Rama: Në Shqipëri pastrohen para, por jo në kulla! Ata bëjnë gjithçka me transaksione bankare

Kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se është i sigurtë që në kulla nuk pastrohen para, pasi pas këtyre ndërtesave, sipas tij, qëndrojnë biznesmenë të vjetër e me histori në këtë fushë. 

3 Tetor 2022, 21:54 Nga F.M
Rama: Në Shqipëri pastrohen para, por jo në kulla! Ata
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në Shqipëri pastrohen para, gjë që sipas tij ndodh në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e në botë. I ftuar në "EuroNews", Rama thotë se raportet e dala për pastrimin e parave në Shqipëri janë të bërë nga njerëz anonimë. Kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se është i sigurtë që në kulla nuk pastrohen para, pasi pas këtyre ndërtesave, sipas tij, qëndrojnë biznesmenë të vjetër e me histori në këtë fushë. 

"Ku nuk pastrohen para, nëcilin vend të botës? E keni parë ju se sa është shifra e parave që pastrohet atje? Nuk e them unë, por raportet. Këtu flitet edhe për 1.2 miliardë para të pastruara nga ndërtimi. Janë fjalë të dala nga njerëz anonym, palaçollëqe, Nuk them që pastrohen para, por them që proporcionet nuk janë ato që thuhen. Në kulla nuk pastrohen para sepse aty janë bërë të gjitha me transaksione bankare, janë njerëz me biznese, kanë histori. Të gjitha kullat e tokës bëhet në toka private, ka pronarë që marrin pjesën e tyre,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll