Politike

"Me disa mbiemra droge"/ Berisha-Ballës: Do të të nxjerr të gjitha skriptet, flet ende me Gentian Sharrën

Duke folur nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati u shpreh se poseidon dhe skriptet e bisedave për të cilat tha se do i nxjerrë.

3 Tetor 2022, 20:53 Nga F.M
"Me disa mbiemra droge"/ Berisha-Ballës: Do të të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla si të lidhur me klanet e drogës. Duke folur nga foltorja e Kuvendit kryedemokrati u shpreh se poseidon dhe skriptet e bisedave për të cilat tha se do i nxjerrë.

Ai e akuzoi Ballën se ka ende kontakkte me Gentian Sharra (person me të shkuar kriminale të cilit SPAK i sekuestroi pasuritë).

Sali Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, por unë në respket të qytetarëve po kthej përgjigje. Me marrëveshjen që Edi Rama bëri me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 620 milionë dollarë fatura, kjo ishte marrëdhënia e tij me Stefan Fule. 3.2 miliardë euro zhdëmtime nga CEZ, por CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën e në kundërshtim flagrant me arbitrin që kishim kontraktuar, Rama firmosi marrëveshjen më korruptive duke u zhytur me 620 mln dollarë dhe më pas 3.2 mld euro. Më mirë nxirr këtu Gentian Sharrën, do të nxjerr skriptet, edhe sot je i implikuar me të. 

sali berisha seance plenare 3 tetor 2022

Sondazh

Poll