Politike

Heqja e fashës 800 kilovat, Rama: Nuk është vendimtare, por vetëm për tetorin

Ai tha se faktorët që e kanë bërë të marrë këtë vendim kanë qenë dy, shtimi i reshjeve dhe kursimi i qytetarëve. 

3 Tetor 2022, 21:06 Nga F.M
Heqja e fashës 800 kilovat, Rama: Nuk është vendimtare, por
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për vendimin për të mos vendosur fashën prej 800 kilovatësh për muajin tetor. I ftuar në "Euronews", Rama tha se ky nuk është një vendim përfundimtar, por vetëm për tetorin. Ai tha se faktorët që e kanë bërë të marrë këtë vendim kanë qenë dy, shtimi i reshjeve dhe kursimi i qytetarëve. 

"Nuk kemi hequr dorë, thjesht nuk e kemi futur në zbatim në muajin tetor. Jua thashë të dyja parametrat që na bënë të merrnim këtë vendim. Ishin reshjet dhe kursimi. Këto të dyja kanë të bëjnë shumë dhe ajo që kemi bërë ne ka qenë vetëm për tetorin. Kemi mundësi ta mbulojmë gjithmonë duke vazhduar të paguajmë diferencën për qytetarët. Nuk ka lidhje me dhimbjen apo trembjen, por me domosdoshmërinë për ta lexuar ashtu siç është këtë periudhë, Ka një barrë konkrete financiare dhe ka një barrë psikologjike. Në këtë mjedis me lajme të rreme, kjo barrë bëhet dhe më e madhe. Ndaj duke i vënë në bilancë, mednojmë që kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Ne i kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme, duke marrë parasysh që çmimi i energjisë që shkon tek familjarët dhe tek bizneset e vogla, është i subvencionuar. Nuk është një shpikje e jona, Kosova, një vend i ngjashëm me ne e ka fashën 800 kilovat prej kohësh. Nuk është çështje vendosjesh çmimesh, është një rëndësi, një vendim për t'ju qëndruar pranë të gjitha familjeve e biznesit të vogël. Nuk është një kohë për të marrë më shumë për qytetarët, kjo është një kohë lufte,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll