Politike

Mbyllja e "Mehmet Akif"/ Edi Rama: Ky rrjet ka dhe shkolla të tjera këtu, Erdogan nuk jep dot urdhra në Shqipëri!

Ai shtoi ndër të tjera se asgjë në Shqipëri nuk varet nga Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan.

3 Tetor 2022, 21:29 Nga F.M
Mbyllja e "Mehmet Akif"/ Edi Rama: Ky rrjet ka dhe shkolla të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me mbylljen e kolegjit "Mehmet Akif". I ftuar në "EuroNeës", Rama tha se ky zinxhir ka edhe shkolla të tjera në vendin tonë dhe se qeveria nuk po vepron sipas opinioneve e spekulimeve. Ai shtoi ndër të tjera se asgjë në Shqipëri nuk varet nga Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan. Ky i fundit, sipas Ramës, nuk jep dot urdhra në Shqipëri. 

"Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike. Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por si pas ligjeve të Republikës së Shqipërisë,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama recep tayip erdogan

Sondazh

Poll