Sport

Manchester, ultrasit e Man.United në aksion, para derbit njollosën me bojë të kuqe muralesin e Guardiolës

3 Tetor 2022, 19:52 Nga DOSJA

Manchester, ultrasit e Man.United në aksion, para derbit njollosën me

ANGLI- Futbolli ka të bëjë me rivalitetin dhe asgjë nuk e nxjerr në dritë këtë ndjenjë si një derbi. Kur dy ekipe nga i njëjti qytet takohen, tensioni mund të rritet në maksimum dhe madje mund të godasë atje ku nuk pritet. Ky është rasti i derbit të Manchesterit. Siç raportohet nga Manchester Evening News, dikush ka përfituar nga rasti për të njollosur një murale që paraqet trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiola, në murin e një shtëpie. Dhe fakti që është bërë për bamirësi nuk i ka penguar ultrasit e Man.United.

Fytyra e Guardiolës ishte e lyer me bojë të kuqe dhe pranë fytyrës së katalanasit u shfaqën inicialet MUFC, që identifikonin United, krahas datave të tre Champions League të fituar nga Djajtë e Kuq ('68, '99 dhe '08). E gjithë kjo thuajse për të ... tallur faktin që Pep te City ende nuk ka arritur të fitojë një herë Champions League-n. Siç tha ai për gazetën e qytetit, z. Lesley Kelly, pronari i shtëpisë, kontaktoi artistin Mark Silver për të krijuar veprën e artit. Qëllimi i tij ishte të mblidhte para që më pas do të shkonin për bamirësi. Kjo është arsyeja pse zemërimi për atë që ndodhi është shumë i lartë.

"Është shumë zhgënjyese... Disa banditë budallenj e bënë përsëri, një fqinj arriti t'u bërtiste dhe ata u larguan me shpejtësi me biçikletat e tyre. Kjo nuk ka të bëjë fare me futbollin, është vandalizëm, që është thjesht idiotësi. Murali është këtu për të ndihmuar komunitetin dhe për t'i bërë të gjithë më të lumtur. E bëmë për të mbledhur para dhe për të rritur vëmendjen për kauza vërtet të rëndësishme". Megjithatë, siç shpjegoi zoti Kelly, nuk është as hera e parë që ndodh. Rreth dhjetë ditë më parë dikush kishte shkruar MUFC me bojë të gjelbër në mural brenda disa orësh nga krijimi i saj. Sido që të jetë, vandalizmi sigurisht që nuk solli të mira, duke qenë se si përfundoi derbi...

E.Ç (Dosja.al)

guardiola manchester city

Sondazh

Poll