Sport

Diçka anormale ndodhi në fund të ndeshjes Juventus-Bologna, tifozët fërshëllejnë lojtarët pas fitores (video)

Juventus është rikthyer te fitorja. Pas një momenti negativ, bardhezinjtë kanë marrë tre pikë duke mposhtur 3-0 Bolognan.

3 Tetor 2022, 16:51 Nga DOSJA

Diçka anormale ndodhi në fund të ndeshjes Juventus-Bologna,

ITALI- Juventus është rikthyer te fitorja. Pas një momenti negativ, bardhezinjtë kanë marrë tre pikë duke mposhtur 3-0 Bolognan. Pavarësisht performancës dhe rezultatit, tifozët e Juventusit duket se nuk e kanë vlerësuar plotësisht mbrëmjen e skuadrës. Në fakt ishte një gjest i lojtarëve në fund të ndeshjes, që shpërthyen kritikat në pjesën ku qëndrojnë ultrasit.

Në fërshëllimën e trefishtë të arbitrit, tifozët e Juventusit i thirrën lojtarët, por bardhezinjtë, siç shihet në disa video të shpërndara në internet, nuk u shfaqën dhe shpejt shkuan në dhomat e zhveshjes. Tifozët më pas filluan fërshëllimat. “Pas një periudhe të errët vjen një fitore dhe nuk festoni as me tifozët tuaj, nuk kam fjalë”, ishte një koment i një tifozi në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

juventus bologna

Sondazh

Poll