Sport

Tifozët e Interit ofendojnë Dybalan pas humbjes, reagimi i tij është tallës (video)

Humbja ndaj Romës ka zhgënjyer tifozët e Interit, të cilët zemërimin e tyre e kanë shpërthyer ndaj Paolo Dybala-s.

3 Tetor 2022, 16:40 Nga DOSJA

Tifozët e Interit ofendojnë Dybalan pas humbjes, reagimi i tij

ITALI- Humbja ndaj Romës ka zhgënjyer tifozët e Interit, të cilët zemërimin e tyre e kanë shpërthyer ndaj Paolo Dybala-s. Sulmuesi argjentinas ishte pranë transferimit te Inter në merkaton e verës dhe hakmarrja e ëmbël erdhi nën sytë e tifozëve zikaltër.

"Dybalaaaa !!! - bërtasin nga tribuna e San Siros - " Njeri m***". Ai dëgjon gjithçka dhe teksa shkon në dhomat e zhveshjes, ngre sytë nga ata që e shanin dhe i shikon me një buzëqeshje tallëse. Një përgjigje pa fjalë, por me një vështrim që i thotë të gjitha. Ai qesh me zemër, pothuajse i argëtuar nga ajo që ka dëgjuar.

Inati që nuk e ka parë të vesh fanellën e zikaltërve nuk ka asnjë justifikim. Në të vërtetë, nga mënyra se si kanë shkuar gjërat, duket se argjentinasi nuk ka asnjë faj për dështimin e tij për t'u transferuar te Inter. Fakti është se goli i shënuar me fanellën e Romës dhe që kontribuoi në humbjen e dytë radhazi të Interit në kampionat, sigurisht që vjen si tallje për tifozët e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

roma dybala

Sondazh

Poll