Sport

I trishtuar dhe mes lotëve, Higuain njofton lamtumirën nga futbolli: "Sot jam këtu për t'ju treguar historinë time

Gonzalo Higuain njoftoi lamtumirën e tij me futbollin e luajtur në një konferencë për shtyp. Sulmuesi 34-vjeçar i Inter Miami ka vendosur të pensionohet në fund të sezonit MLS 2022.

3 Tetor 2022, 19:16 Nga DOSJA

I trishtuar dhe mes lotëve, Higuain njofton lamtumirën nga futbolli:

SHBA-Gonzalo Higuain njoftoi lamtumirën e tij me futbollin e luajtur në një konferencë për shtyp. Sulmuesi 34-vjeçar i Inter Miami ka vendosur të pensionohet në fund të sezonit MLS 2022. Argjentinasi u transferua nga Juventusi në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 për shkak të nevojës për të kërkuar një futboll më 'njerëzor' jashtë Europës, 'Pipita' nuk e ka humbur vesin e golit dhe ka shënuar 26 gola me skuadrën e Floridës dhe 14 asistime.

Argjentina, Europa dhe Shtetet e Bashkuara

I rritur te skuadra e River Plate, Higuain zbarkoi në Europë në 2007 me Real Madrid, pastaj Napoli, Juve, Milan, Chelsea, Juve përsëri dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara. Në palmaresin e tij personal ai fitoi tre La Liga, një Europa League, një Kupë të Mbretit dhe tre Kupa të Italisë, përveç finales së Botërorit të humbur në 2014 me Argjentinën (31 gola të shënuar në 75 ndeshje të luajtura me pëfaqësuesen argjentinase)

E.Ç (Dosja.al)

higuain mls shba

Sondazh

Poll