Sport

MBRESA! “Ronaldo (Fenomeni) ishte më i miri, por ishte pak i shëndoshë”...

“Do ta kujtoj gjithmonë atë çast, kur trajneri Ancelotti kritikoi Ronaldon për gjendjen e tij fizike. Braziliani e dëgjoi dhe e pyeti: “Çfarë doni të bëj, vrapoj apo shënoj?” Ancelotti u përgjigj: “Shënon gola!”. Në ndeshjen tjetër Ronaldo shënoi dy herë”.

3 Tetor 2022, 16:20 Nga DOSJA

MBRESA! “Ronaldo (Fenomeni) ishte më i miri, por ishte pak i

ANGLI - Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, aktualisht luan në radhët e Chelseas, pati një karrierë të shkurtër te Milani, në prag të sfidës të së mërkurës ndaj kuqezinjve të Piolit për Champions, kujton një bisedë mes trajnerit Carlo Ancelotti dhe brazilianit Ronaldo.

“Do ta kujtoj gjithmonë atë çast kur Carlo Ancelotti kritikoi Ronaldon për gjendjen e tij fizike. Braziliani e dëgjoi dhe e pyeti: “Çfarë doni të bëj, vrapoj apo shënoj?” Ancelotti iu përgjigj: “Shënon gola!” 

Në ndeshjen tjetër Ronaldo shënoi dy herë. Është pjesë e karakterit të një sulmuesi.  Duhet të jesh i fortë mendërisht. Unë isha një fëmijë mes atyre yjeve. U përpoqa të mësoja gjithçka. Realiteti është se Ronaldo (Fenomeni) ishte më i miri, por ishte pak i shëndoshë”,- pranon sulmuesi ‘blu’ i Londrës.

MBRESA! “Ronaldo (Fenomeni) ishte më i miri, por ishte pak i

Aubameyang do të përdorë hilet dhe këshillat e marra nga Ronaldo (Fenomeni) teksa përpiqet të ringjallë sezonin e Chelseas në Champions League kundër klubit të vjetër AC Milan. ‘Blutë’ është fitore në dy ndeshjet e para në grup dhe janë në fund të Grupit E.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll