Sport

Champions League/ Alarm te Interi: Lukaku dhe Brozovic, mungesat e mëdha kundër Barcelonës. Edhe Lautaro në dyshim…

Në prag të përballjes me katalanasit, në një ndeshje ndoshta vendimtare në Champions League (e martë, 21:00), trajneri i Interit, konfirmoi të hënën mungesat e zikaltërve.

3 Tetor 2022, 17:51 Nga DOSJA

Champions League/ Alarm te Interi: Lukaku dhe Brozovic, mungesat e mëdha

ITALI - Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i pranishëm këtë të hënë në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Barcelonën për Champions League (e martë, 21:00), njoftoi se Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic nuk do të janë në grup.

I dëmtuar në kofshë që nga fundi i gushtit, sulmuesi belg fillimisht u konsiderua i gatshëm, por në fund do t'i duhet të presë edhe disa ditë. Mesfushori kroat dëmtoi kofshën e majtë me kombëtaren e Kroacisë gjatë një ndeshje të Nations League në Austri (3-1).

Trajneri italian shprehu dyshime edhe për pjesëmarrjen e Lautaro Martinez, viktimë e lodhjes së muskujve gjatë humbjes së Interit ndaj Romës në Serie A të shtunën e kaluar (1-2):  “Lautaro bëri këtë mëngjes një ekzaminim që nuk zbuloi ndonjë dëmtim. Sot ai do të bëjë një stërvitje të pjesshme, më duhet të flas me mjekët dhe me lojtarin për të vlerësuar gjendjen e tij fizike”.

Ndërsa të dyja skuadrat tashmë kanë fituar kundër Viktoria Plzen dhe kanë humbur ndaj Bayern Munich, përballja e tyre e dyfishtë në Itali të martën dhe në Spanjë të mërkurën e ardhshme, mund të jetë vendimtare në Grupin C.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll