Sport

Erling Haaland, 22-vjeçari i Man.Cityt, një ‘jashtëtokësor’ i Premier Leagues…

Sulmuesit norvegjez iu deshën vetëm 8 ndeshje për të shënuar tre ‘hat-trick’ në Premierligë, ndërsa i dyti në këtë renditje është Michael Owen, që iu desh të dilte në 48 herë në fushë për të arritur këto shifra

3 Tetor 2022, 13:23 Nga DOSJA

Erling Haaland, 22-vjeçari i Man.Cityt, një

ANGLI - Një jashtëtokësor! Po flasim për Erling Haaland, sulmuesi i momentit dhe i së ardhmes, me siguri. 22-vjeçarin norvegjez regjistroi një tjetër ditë për t'u kujtuar, ndoshta më e mira e karrierës së tij për momentin.

Tre gola ndaj Mançester Junajtid që kanë një domethënie të veçantë, golat që i ka ëndërruar gjatë gjithë jetës. Një hakmarrje personale kushtuar babait Alf-Inge, i cili në derbin e Mançesterit, në prill të vitit 2001, pësoi një dëmtim shumë të rëndë për shkak të një ndërhyrjeje vrasëse nga Roy Keane.

Erling Haaland, 22-vjeçari i Man.Cityt, një
Erling dhe babai i tij Alfie Haaland

Pastaj janë numrat, dhe ata, vërtet po flasin me zë të lartë për të. Haaland në Manchester City nuk ndalet kurrë së shënuari: 17 gola në 11 ndeshje, 14 në 8 në kampionat.

Tregolëshi i tretë radhazi në shtëpi dhe një tjetër rekord drithërues. Erling iu deshën vetëm tetë ndeshje për të arritur tre ‘hat-trick’ në Premierligë, ndërsa i dyti në këtë renditje speciale është Michael Owen, që iu desh të dilte në fushë 48 herë. Van Nistelrooy shënoi 3-golëshin e parë pas 59 ndeshjesh, ndërsa Torres pas 64.

E çmendur aq shumë sa rekordi i Alan Shearer me 34 gola në Premier League në sezonin 1994-1995 është në rrezik serioz. Përpara këtij hapi Haaland mund ta barazojë atë edhe para Krishtlindjeve...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll