Sport

Prapaskena e bujshme! Gafa që Inter bëri me Dybala-n, Zhang ishte dakort për transferimin, Inzaghi bllokoi gjithçka, zbulohet arsyeja

Inter ishte gati të transferonte Paulo Dybala-n, madje presidenti Zhang dha dritën jeshile, por transferimi nuk u krye për shak të vendimit të trajnerit Simone Inzaghi.

3 Tetor 2022, 13:19 Nga DOSJA

Prapaskena e bujshme! Gafa që Inter bëri me Dybala-n, Zhang ishte

ITALI- Jo vetëm rikthimi i Romelu Lukakut, por mbi të gjitha basti i Simone Inzaghit për Correan. Inter ishte gati të transferonte Paulo Dybala-n, madje presidenti Zhang dha dritën jeshile, por transferimi nuk u krye për shak të vendimit të trajnerit Simone Inzaghi.Për të zbuluar këtë prapaskenë të bujshm është Gazzetta dello Sport.

Sipas rindërtimit të gazetës italiane, drejtuesit kishin vendosur të transferonin Dybala-n me miratimin e Zhang, me kushtin e shitjes së një sulmuesi pas rikthimit të Romelu Lukakut. Më pas erdhi Simone Inzaghi vendosi të mbante Correan.  Interi investoi 30 mln euro për Correan, dhe trajneri kishte vendosur bast për argjentinasin. Sot ka më shumë keqardhje pas golit të Dybala-s në takimin e fundjavës Inter-Roma.

E.Ç (Dosja.al)

inter dybala

Sondazh

Poll