Sport

Suksesi në derbi ndaj Partizanit, Refik Halili nuk kursehet. Zbulohet premio për lojtarët e Tiranës

Suksesi në derbi ka një vlerë dyfish. Fillimisht për tre pikët e arritura dhe e dyta ka të bëjë se një ndeshje e tillë vlen edhe për tifozët.

3 Tetor 2022, 13:05 Nga DOSJA

Suksesi në derbi ndaj Partizanit, Refik Halili nuk kursehet. Zbulohet

TIRANË- Suksesi në derbi ka një vlerë dyfish. Fillimisht për tre pikët e arritura dhe e dyta ka të bëjë se një ndeshje e tillë vlen edhe për tifozët. Po flasim për ndeshjen e ditës së djeshme mes Partizanit dhe Tiranës, takim që përfundoi me shifrat 0-2 për bardheblutë. Lojtari i ndeshjes ishte Redon Xhixha, i cili shënoi një dopietë, në minutat 45+1′ dhe 68′, duke bërë që kampionët aktualë të Shqipërisë të mos mposhten për ndeshjen e gjashtë radhazi nga “demat e kuq”.

Këtë fitore sakrifice në debri e ka shpërblyer edhe presidenti i Tiranës Refik Halili. Numri një i klubit bardheblu  ka dhuruar 20 milionë lekë të vjetër për këtë triumf.

E.Ç (Dosja.al)

tirana partizani

Sondazh

Poll