Politike

Kushi për mbylljen e ‘Mehmet Akif’: Edhe shkollës time i doli pronari kur isha e vogël, nuk dola në protestë

Kushi shtoi se shkollës ku ajo mësonte i doli pronari dhe atë e transferuar në një tjetër institucion arsimor.

3 Tetor 2022, 18:35 Nga F.M
Kushi për mbylljen e ‘Mehmet Akif’: Edhe shkollës time i
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka paralelizuar mbylljen e shkollës "Mehmet Akif" me atë që i ka ndodhur asaj në fëmijëri. E pranishme në Kuvend, Kushi tha se edhe asaj i është mbyllur shkolla kur ka qenë e vogël, por që nuk ka protestuar për këtë gjë. Kushi shtoi se shkollës ku ajo mësonte i doli pronari dhe atë e transferuar në një tjetër institucion arsimor.

"Unë e kam bërë shkollën në kala, pas shumë viteve shkollës i doli pronari. Sot ajo shkollë nuk ekziston më. Nuk protestuam ne, nuk dolëm në protestë. Ishte respektimi i ligjit, dolën pronarët e shkollës. Shkuam në një shkollë tjetër, gjithashtu shumë të mira. Nuk protestoi askush. Këta pronarë dalin në media e bëjnë si viktima, kanë detyrime para nxënësve që i lanë në mes të rrugës. Do të bëjmë maksimumin që t’i regjistrojmë në shkollat më të përshtatshme,"- tha Kushi ndër të tjera. 

evis kushi

Sondazh

Poll