Politike

Doli në databazën e MEMEX, Spiropali: Pa lidhje fare, hedh Saliu një gur e turren të gjithë

Sipas Spiropalit, hakerat kanë publikuar një listë me emra pa lidhje. 

3 Tetor 2022, 16:13 Nga F.M
Doli në databazën e MEMEX, Spiropali: Pa lidhje fare, hedh Saliu
Elisa Spiropali

TIRANË - Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka hedhur poshtë lajmet se është përfshirë në ngjarje kriminale pas daljes së databazës me të dhëna nga hakerat iranianë. Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali fajëson kryedemokratin Sali Berisha për të cilin shkruan se ai hedh një gur e më pas të gjithë 'turren'. Sipas Spiropalit, hakerat kanë publikuar një listë me emra pa lidhje. 

"S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde! Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake,"- shkruan Spiropali. 

Sot hakerat "Homeland Justice" publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX? 

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

sali berisha elisa spiropali irani sulmon shqiperine sistemi memex

Sondazh

Poll