Politike

“Dorëzoni celularët”/ Plas debati tek Siguria, Noka: Do ju japim dhe këpucët! Kanushi: Mbyllni dyert

Ervin Salianji, Flamur Noka e Ferdinand Xhaferaj këmbëngulën në versionin e tyre, madje shtuan se është e pakuptimtë edhe kërkesa për pajisjen e deputetëve me certifikatë sigurie.

3 Tetor 2022, 15:56 Nga F.M
“Dorëzoni celularët”/ Plas debati tek Siguria, Noka: Do ju
Siguria Kombëtare

TIRANË- Drejtori i komanduar në krye të Shërbimt Informativ të Shtetit Oljan Kanushi ka debatuar me përfaqësuesit e Opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua në lidhje me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe pezullimin e sistemeve kompjuterike qeveritare e pezullimin e shërbimeve online. Kanushi kërkoi që për shkak të të dhënave që sipas tij janë mjaft sensitive, seanca të mbahej me dyer të mbyllura. Kurse përfaqësuesit e Partisë Demokratike kërkuan që të mbahej me dyer të hapura.

Ervin Salianji, Flamur Noka e Ferdinand Xhaferaj këmbëngulën në versionin e tyre, madje shtuan se është e pakuptimtë edhe kërkesa për pajisjen e deputetëve me certifikatë sigurie.

Pjesë nga debati:

Ferdinand Xhaferaj: Nuk ka kuptim kjo e certifikata të sigurisë, nuk e ka asnjë vend i NATO-s.

Nasip Naço: Më thuaj një ligj që ta lejon ty

Ferdinand Xhaferaj:Po janë të gjitha vendet

Nasip Naço: Ore kjo gjë bazohet në ligj

Oljan Kanushi: Do t’ju lutesha të merrej një vendim pasi të gjitha çështjet që po diskutohen këtu janë tepër sekrete.

Ervin Salianji: Unë mendoj që ky institucion sot e ka për detyrim, sot kanë dalë të gjitha të dhënat e MEMEX. Pjesë e mbledhjes së këtij komisioni duhet të jenë të gjithë. Duhet t’i japim siguri qytetarëve shqiptarë por edhe institucioneve që jemi në rrugën e duhur dhe që institucionet po funksionojnë

Nasip Naço: Kjo s’është procedurë, ky është diskutim, ja e mbarove fjalën

Xhemal Qefalija: Pse duhet të jetë diskutim certifikata e sigurisë, nuk jemi ne këtu han me dy porta që të nxjerrim informacione sekrete, secili deputet duhet të jetë i përgjegjshëm për gjithçka që bën publike. Jo çdo informacion duhet të jetë publike. Operoni menjëherë me mbylljen e dyerve.

Nasip Naço: Asnjëri s’do të ketë as celularë gjatë diskutimit, do të dorëzohen sapo të mbarojmë dhe votimin.

Ferdinand Xhaferaj: Ky është skandal, është një skandal.

Flamur Noka: Ju u kërkoni deputetëve që të dorëzojnë gjithçka, sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë koenfidenciale. Bën mirë që merresh me këtë. Mirë bëjmë që dorëzojmë celularët madje i dorëzojmë të gjitha edhe këpucët. Ka një qeveri që vetëm vjedh dhe nuk ruan sistemin Kjo është një cështje mjaft sensitive për cdo qytetar shqiptar. Nuk ka asnjë sekret pavarësisht se po mundoheni ta kanalizoni në linja të tilla. Çfarë sekreti ka sot ku çdo e dhënë sot ndodhet në duart të hakërave iranianë sot Irani ka në dorë dhe jo vetëm edhe hakerat serbë dhe rusë kanë në dore çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka siguri kombëtare nuk mund të mbahet sekret ajo që nuk është sekret as për Iranin, siguria kombëtare është cënuar

flamur noka ferdinand xhaferraj erviun salianji oljan kanushi siguria kombetare

Sondazh

Poll