Sport

Basaksehir në fushë pa Mesut Özil, do të mungojë për një kohë pa afat…

Mesfushori gjermano-turk do të mungojë në klubin e tij për një kohë të pacaktuar. 33-vjeçari ka nevojë për një operacion në shpinë.

1 Tetor 2022, 09:39 Nga DOSJA

Basaksehir në fushë pa Mesut Özil, do të mungojë

TURQI - "Fatkeqësisht, do të jem jashtë për një kohë më të gjatë. Do të operohem këtë fundjavë, që më në fund të jem përsëri pa dhimbje në shpinë. Do të përpiqem të rikthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur,"- ka shkruar kampioni i botës 2014 në Twitter të premten.

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane kaloi në verë nga Fenerbahçe te kampionët e Turqisë më 2020. Özil, i cili luan në Turqi që nga janari i vitit 2021, ka bërë vetëm katër ndeshje të shkurtra për klubin e tij të ri këtë sezon. Edhe më parë, problemet me lëndimet e penguan vazhdimisht lojtarin e lindur në Gelsenkirchen që të luajë më gjatë, i cili deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol.

Në fillim të javës, Mesut Özil u bë baba për herë të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Tetor 2022, 09:22

Premier League rikthehet me dy derbi…

ANGLI - Premier League rikthehet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe pushimit për shkak të ndeshjeve të kombë...