Politike

Konfiskimi i kullave, Rama: Po të ishte 'dopio gioco' do i merrja për vete, mua s'më kap dot njeri me para

Rama deklaroi se atë nuk e kap dot njeri me para pasi kjo e fundit nuk është prioritare për të. 

1 Tetor 2022, 09:29 Nga A.B
Konfiskimi i kullave, Rama: Po të ishte 'dopio gioco' do i merrja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndërtimet pa leje kanë qënë kancer i vendit. Teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale, Rama tha se nëse do ishte 'dopio gioco' siç thotë komentuesja, pallatet do t'i merrte për veten dhe jo për shtetin. Po ashtu, ai deklaroi se atë nuk e kap dot njeri me para pasi kjo e fundit nuk është prioritare për të. 

Rama: Ndërtimet pa leje kanë qënë kanceri i këtij vendi, e kemi ulur 10fish. Nëse gjërat do të bëheshin sa hap e mbyll syte, nuk do ishte nevoja që të vija në qeveri, e të më vinte mua rradha. E vërteta është se sot duhet ti japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni. Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, Spanja e ka pasur shumë kohë më parë, cështja është si ti japim një goditje finale, kjo ka ardhur si një konkluzion përfundimtar. Në fund fare për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar je i destinuar të turpërohesh. 

Komenti: Ku ishte ti kur u bënë ndërtimet pa leje?

Rama: Unë kam qënë këtu që në ditën e parë në politike. Po qe puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje që s'janë marrë. Po të ishte dopio gioco, do i lejoja dhe do i merrja për vete jo për shtetin. Kjo është të fyesh inteligjencën tëndë, çfarë është kjo dopio gioco? Mua nuk më kap dot askush me para, për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para, të tjerat janë vetëm fjalë. 

edi rama

Sondazh

Poll