Politike

‘I përket së shkuarës’, Rama: Nuk ka më fatura aforfe në Shqipëri

Historia me faturat aforfe sipas Ramës i përket të shkuarës.

1 Tetor 2022, 09:26 Nga A.B
‘I përket së shkuarës’, Rama: Nuk ka më fatura
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se faturat aforfe i përkasin të shkuarës. Këtë deklaratë, Rama e tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online. Kreu i Qeverisë shtoi se kjo histori i përket të shkuarës e në rast se ka ankesa, kalojnë tek OSHEE.

'Historia e faturave aforfe është një histori që i përket së shkuarës, nuk ka më fatura aforfe në Shqipëri. Ndërkohë që, ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit, kur nuk është i mundur leximi i sahatit, por edhe numri i tyre është një numër shumë i vogël. Praktika e faturave afrofe në Shqipëri, ku asnjë lloj numri nuk përkon me sahatin, është një praktikë që i përket së shkuarës. Në të gjitha ato pak raste ku mund të ketë ankesa, ka një kanal ankimimi që funksionon përmes OSHEE-së”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll