Politike

Nesër zgjedhjet për kreun e FRPD-së/ Berisha: Vota na bashkon, suksese kandidatëve në garë

Kreu Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i uruar suksese kandidatëve. Ai thekson se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku aderojnë të gjithë.

30 Shtator 2022, 21:21 Nga e.k

Nesër zgjedhjet për kreun e FRPD-së/ Berisha: Vota na bashkon,

Sali Berisha me kandidatët për kryetar të FRPD

TIRANË- Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet që do të nxjerrin fitues kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Kreu Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i uruar suksese kandidatëve. Ai thekson se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku aderojnë të gjithë.

“Të dashur anëtarë të FRPD, Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00. Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!”, shkruan Berisha.

partia demokratike forumi rinor i partise demokratike sali berisha

Sondazh

Poll