Politike

'I ke të gjitha filma, do të dalësh si shpëtimtar', Rama-komentueses: Unë jetoj çdo ditë e natë për këtë detyrë

Rama tha se jeton çdo ditë dhe natë për të kryer mirë këtë detyrë.

1 Tetor 2022, 09:16 Nga A.B
'I ke të gjitha filma, do të dalësh si
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk u bë hero, pasi deklaroi tërheqjen nga fasha energjitike. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët, Rama tha se jeton çdo ditë dhe natë për të kryer mirë këtë detyrë.

Pyetja: Ti i ke të gjitha filma, do të dalësh si shpëtimtar i kombit. Tetori dihet se nuk harxhohet shumë energji.

Rama: Mendoj se nuk është gjuha e duhur e një vajze e një gruaje, por e përsëris nuk kam arsye dhe mundësi të revoltohem me këtë lloj gjuhe përderisa këtë lloj gjuhe e dëgjoj përditë në nivelet më të larta të përfaqësimit politik. Secili të vetën, tani unë nuk kam bërë asnjë heroizëm, nuk kam dalë si shpëtimtar, por çdo ditë e natë jetoj me këtë detyrë, për këtë detyrë dhe kjo detyrë është në funksion të rezultateve për njerëzit dhe vendit. Nuk bëhet fjalë as për të mjelë e as për të vjelë. Këtu bëhet fjalë për të bërë maksimiumin në funksion të lehtësimit financiar dhe psikologjik të të gjithë njerëzve. Nuk ka lidhje, natyrisht që në tetor konsumohet më pak. Filma unë s'bëj, kam luajtur te një i Ermal Mamaqit. 

edi rama

Sondazh

Poll