Politike

Tabaku letër kreut të bordit të ERE: Kërkoj mbledhje urgjente! Rishikoni vendimin për rritjen e energjisë

Tabaku kërkon që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje.

1 Tetor 2022, 08:39 Nga A.B
Tabaku letër kreut të bordit të ERE: Kërkoj mbledhje
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka dërguar një shkresë drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkon rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria. Tabaku kërkon që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje. Sipas Tabakut u provua që vendimi që u mor nga qeveria ishte abuziv.

'Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht  pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej.  Vendimi që u mor nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv. Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja. Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë. Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve.’- shkruan Tabaku.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se Qeveria është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë. Kreu i qeverisë ka vendosur të anulojë fashën prej 800 KwH, e cila nuk hyri kurrë në fuqi, por ishte paralajmëruar se do të kufizonte të gjithë konsumatorët familjarë që nga data 1 tetor.

jorida tabaku

Sondazh

Poll