Politike

A i firmos Gazment Bardhi pagat në PD? Flamur Noka: Unë mund të them se jam princi i Uellsit, por...

Flamur Noka nuk iu përgjigj drejtpërdrejt Bardhit, por la të kuptohej se jo çdo gjë që pretendohej ishte e vërtetë.

30 Shtator 2022, 21:46 Nga k.m.
A i firmos Gazment Bardhi pagat në PD? Flamur Noka: Unë mund të
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar pretendimet se Gazment Bardhi paguante faturat në selinë e PD-së. I ftuar në emisionin "Log", Noka nuk iu përgjigj drejtpërdrejt Bardhit, por la të kuptohej se jo çdo gjë që pretendohej ishte e vërtetë.

"Unë mund të pretendoj sot them të them jam princi i Uellsit. Po kush jam unë? A më njeh Uellsi për princ. Demokratët kë njohin? Ju do më kërkoni llogari mua pse Rama ka marrë peng vulën dhe logon e vjetër të PD. Unë ju jap përgjigje. Ramës i intereson të mbajë peng vulën, t’i fryjë zjarrit. Përgjigjen më mirë mund t’ja japin demokratët,"-tha Noka.

Pak kohë më parë, në kulmin e përplasjeve në PD, Bardhi, i cili ka mbajtur postin e Nokës, pretendonte se me firmën e tij si sekretar, paguheshin administrata dhe faturat e selisë blu.

flamur noka

Sondazh

Poll