Politike

Rama: Vitin tjetër do të ketë sërish rritje page për zjarrfikësit, mësuesit dhe mjekët

Rama tha rritja e pagës për zjarrëfikësit do të jetë në fokus të buxhetit të vitit të ardhshëm.

1 Tetor 2022, 09:07 Nga A.B
Rama: Vitin tjetër do të ketë sërish rritje page për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vitin e ardhshëm do të ketë një rritje energjie për disa kategori. Në nisje të konferencës, gjatë së cilës iu përgjigj komenteve të publikut, Rama tha rritja e pagës për zjarrëfikësit do të jetë në fokus të buxhetit të vitit të ardhshëm, ashtu siç do jenë dhe ato për mëusuesit dhe mjekët.

'Një rritje page për zjarrëfikësit, as nuk i përgjigjet në fakt kërkesës së bërë prej tyre me të drejtë e as i përgjgjet objektivit tonë se është një rritje për këtë tremujor. Ndërkohë me buxhetin e ri do ketë tjetër rritje siç do ketë dhe për mjekët infermierët dhe mësuesit.

Dua t’u them gjithë punonjësve zjarrëfikës jam absolutisht dakord me këtë shprehje pakënaqësie apo pasigurie ndoshta që nuk e kemi shpjeguar si duhet ky është vetëm hapi i parë në këtë fundviti për të filluar si për gjithë kategoritë e tjera për të cilët rritëm pagat, ndërkohë që menjëherë me buxhetin e ri si do parashikojmë një tjetër rritje për të vijuar të përballojmë inflacionin e luftës për pensionistët do ketë rritje për zjarrëfikësit, mjekët, infermierët e mësuesit.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll