Sport

Dy përballjet e Superiores/ Teuta-Vllaznia, fiton... mërzia! Bylis i shkakton humbjen e parë Erzenit

Ditën e premte u luajtën dy takimet e Kategorisë Superiore, përballje të vlefshme për javën e gjashtë të saj.

30 Shtator 2022, 20:10 Nga DOSJA

Dy përballjet e Superiores/ Teuta-Vllaznia, fiton... mërzia! Bylis i

SHQIPËRI- Ditën e premte u luajtën dy takimet e Kategorisë Superiore, përballje të vlefshme për javën e gjashtë të saj. Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë përfundoi me shifrat 0-0. Një 90 minutësh i vakët, me pak raste për t'u përmendur.

Kjo pikë ka ngjitur djemtë e Bledi Shkëmbit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që kuqeblutë e Mirel Josës reaguan pas humbjes në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, dhe mbajnë vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara. Në sfidën tjetër, Bylis fiton ndaj Erzenit me shifrat 4-1, duke i shkaktuar humbjen e parë ekipit shijakas.

Autorët e golave ishin Xhonatan Lajthia, Kaçorri dhe Anthony Bej. Nga ana tjetër, ballshiotët nuk mundën ta ruanin portën e paprekur pasi Enck në të 70-tën shkurtoi diferencat. Gjithsesi, në fushë, Bylisi ishte superior dhe shënoi të katërtin në të 90-tën me anë të Souza. Me këtë fitore, Bylis shkon në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, duke u konsideruar surpriza e kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

superiore bylis

Sondazh

Poll