Sport

Inter, Inzaghi flet në prag të përballjes me Romën, zbulon vendimin për Asllanin

Simone Inzaghi prezanton sfidën ndaj Romës. Trajneri i Interit foli në konferencë për shtyp në prag të takimit të ditës së shtunë

30 Shtator 2022, 16:21 Nga DOSJA

Inter, Inzaghi flet në prag të përballjes me Romën, zbulon

ITALI- Simone Inzaghi prezanton sfidën ndaj Romës. Trajneri i Interit foli në konferencë për shtyp në prag të takimit të ditës së shtunë. Tekniku zikaltër foli edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani i cili po përgatitet për debutimin si titullar.

20-vjeçari që u transferua këtë sezon nga Empoli, do të ketë përgjegjësinë për të shpërndarë dhe organizuar lojën e Interit, teksa i duhet të zëvendësojë një lider të zikaltërve si Marcelo Brozovic që është i dëmtuar.

KONFERENCA E INZAGHIT

A ishte pauza e kampionatit diçka e mirë për ekipin?

“Ne e dimë që humbja në Udine erdhi për shkakun tonë, ishim nën standardin tonë, pësuam dy gola për shkakun tonë.

A mund të jetë dita e Asllanit? Si është Lukaku?

“Për Lukakun ka pasur një ngadalësim, ka një muaj jashtë por do të duhet ende pak kohë. Asllani do ta nisë ndeshjen nesër, e kam pak të vështirë. Përveç Brozovic ka probleme edhe Gagliardini dhe ai nuk është stërvitur në dy ditët e fundit. Do të shohim nëse ai mund të rikuperohet të paktën të jetë në stol."

A ndiheni disi në rrezik?

"Ne trajnerët jemi gjithmonë në rrezik, çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore. Jemi disa pikë prapa, po mundohemi të punojmë më shumë dhe më mirë dhe do të shohim se çfarë do të thotë fusha. Unë kam qetësinë e duhur."

E.Ç (Dosja.al)

inzaghi inter asllani

Sondazh

Poll