Sport

'Bosi' i ri Cardinale: “Milani, një "gjigant i fjetur", por markë me potencial të madh”...

Pronari i klubit kuqezi: "Një blerje largpamëse, ai gjithashtu do të bëjë që Seria A të rritet"

30 Shtator 2022, 07:07 Nga DOSJA

 

'Bosi' i ri Cardinale: “Milani, një "gjigant i

ITALI - Një "gjigant i fjetur". Kështu e përcakton Gerry Cardinale, Milanin e tij, i destinuar të shpërthejë të gjithë potencialin që ka. "AC Milan është një nga gjërat më emocionuese që kemi bërë, - tha pronari i kuqezinjve, i cili foli në "Javën e Liderëve" në Londër. - Interesi ynë për klubin dhe markën e tij gjithashtu ka të bëjë me Serinë A dhe me atë që ne mendojmë janë mundësitë për rritje për këtë kampionat”. 

Dhe përsëri: "RedBird shkoi në shkollë për pesë vjet në futbollin europian dhe takoi mbi dyqind klube në të gjithë Europën gjatë asaj periudhe përpara se të blinte Milanin, që është një blerje largpamëse."

"Unë nuk shikoj një ekip pa parë ekosistemin në të cilin ndodhet, - vazhdoi Cardinale. - Dhe unë shoh një vlerë të madhe të ngulitur dhe një trajektore rritjeje në vlerë si për Milanin ashtu edhe për Serinë A. Mënyra se si mendojmë, është që aktivitetet për të rikthyer AC Milanin duhet të kenë një efekt për të ndihmuar në ngritjen e të gjithë sistemit të Serisë A. Nuk mendoj se duhet të ketë një diferencë tre me një, midis të ardhurave nga media me Premier League, La Liga dhe Serie A.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll