Sport

VIDEO/ Neymar pozicionohet politikisht, kërkon vota për presidentin Bolsonaro…

Lojtari i kombëtares braziliane publikoi një video në të cilën shfaqet duke kërcyer ulur dhe duke kënduar një këngë muzikore urbane, që kërkon votën për të djathtën ekstreme.

30 Shtator 2022, 07:29 Nga DOSJA

VIDEO/ Neymar pozicionohet politikisht, kërkon vota për presidentin

BRAZIL - Neymar kërkoi këtë të enjte votën për Jair Bolsonaro në zgjedhjet e kësaj të diele në Brazil. Ndërkombëtari ‘selecaos’, sot te PSG, ka publikuar një video në Tiktok në të cilën shfaqet duke kërcyer ulur dhe duke kënduar një këngë muzikore urbane, që kërkon votën për Bolsonaro. 

“Votoni, votoni dhe konfirmoni. 22 është Bolsonaro”,- thuhet në tekstin e këngës, të cilën Neymar e artikulon, edhe pse zëri i tij nuk dëgjohet në video.

Në zgjedhjet braziliane, çdo kandidati i caktohet një numër, të cilin zgjedhësi e vendos në kutinë elektronike të votimit dhe numri 22 është ai që identifikon liderin e ekstremit të djathtë.

Videoja u transmetua në llogarinë e Neymar në Tiktok, ku ka 8 milionë ndjekës, si dhe në rrjetet sociale të kandidatit. Bolsonaro kandidon për rizgjedhje dhe përballet me ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, favorit në të gjitha sondazhet.

"Ri-zgjedhja, hexa (kampion bote). Faleminderit Neymar. Brazili mbi të gjitha! Zoti mbi të gjitha!",- ka shkruar Bolsonaro në Twitter. Këtë të mërkurë, Bolsonaro vizitoi Institutin Neymar, të drejtuar nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, që ndodhet në qytetin e Santos.

Në zgjedhjet e vitit 2018, ish-futbollistë të tjerë shprehën mbështetjen e tyre për Bolsonaron, si Ronaldinho dhe Rivaldo, përveç senatorit Romario, i cili është partneri i Bolsonaros në Partinë Liberale dhe kandidon për rizgjedhje këtë të dielë.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll