Aktiviteti tek resorti luksoz/ 'Administrativja' i del në krah KPK: Mbajtja sekret e sponsorit është ‘interes publik’
Gjykata Administrative e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ta mbajë të fshehur emrin e sponsorit privat që pagoi akomodimin në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me arsyetimin se bërja publike e donatorit nuk do të ulte korrupsionin dhe nuk do të rriste besimin e publikut të drejtësia.
Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Përmes vendimit të shpallur më 13 shtator, gjyqtarja Nafije Hasko e konsideron institucionin kyç të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve si palë kontraktore me të drejta për të lidhur marrëveshje konfidenciale financiare me subjekte private, ndërsa arsyeton çuditërisht se klauzola e konfidencialitetit në marrëveshjen e sponsorizimit i shërben “mbrojtjes së interesit publik”.
Pasi refuzoi kërkesat e BIRN dhe zbatimin e një vendimi të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, KPK u investua në hapjen e një procesi gjyqësor për rrëzimin e urdhrit që e detyronte atë të bënte transparente kompaninë private që kishte sponsorizuar aktivitetin në Vlorë.
Përmes kërkesë-padisë së dorëzuar në Gjykatën Administrative, KPK kërkoi rrëzimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe pretendoi se zbulimi i sponsorit privat do të cenonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut të magjistratëve, marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe imazhin e vetë KPK-së.
Në kërkesë-padi nuk paraqiteshin argumente se pse bërja publike e subjektit që mbuloi shpenzimet e të gjithë aktivitetit do të sillte pasoja, por Komisioni renditi një sërë justifikimesh lidhur me statusin e veçantë që gëzojnë komisionerët dhe përmbatjen e diskutimeve të tyre në mbledhje – për të cilat nuk u ishte kërkuar informacion.
Megjithatë, pretendimet e tyre u gjetën të drejta nga gjyqtarja Nafije Hasko, e cila vendosi të shfuqizojë si të paligjshëm vendimin e Komisionerit që urdhëronte vënien në dispozicion të emrit të sponsorit privat.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ngrit në vitin 2017 si institucioni kyç i reformës në drejtësi për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar si dhe rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë. Shumë magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit si dhe cenimit të besimit të publikut te drejtësia. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë prej një viti t’i nënshtrohen të njëjtit standard.
Gjyqtarja Hasko e justifikon mbajtjen sekret të donatorit me një klauzolë në kontratë që parashikon respektimin pa afat të konfidencialitetit.
“Ka qenë vullneti dhe qëllimi i palëve kontraktore që këto informacione apo të dhëna të mos bëhen publike dhe pas përfundimit të aktivitetit,” thuhet në vendin, ku shtohet se marrëveshja ka forcën e ligjit për palët.
Gjyqtarja Hasko evidenton gjithashtu se mosrespektimi i konfidencialitetit nga palët kontraktore do të sillte detyrime për shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Gjyqtarja bën gjithashtu një interpretim të ngushtë të interesit publik, të cilën e lidh vetëm me veprimtarinë e KPK-së.
“Gjykata vlerëson se vendosja e klauzolës së konfidencialitetit në kontratë ka qenë e domosdoshme, pasi i shërben mbrojtjes së interesit publik, për shkak se objekt i këtij aktiviteti kanë qenë çështje të rëndësishme lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni në të ardhmen, strategjinë dhe planet afatgjata e afatshkurtëra, të cilat kurrësesi nuk mund të bëhen publike, pasi do të cënonin rëndë interesat e drejtësisë”, çmon gjyqtarja Nafije Hasko, pa marrë parasysh se kërkesa e BIRN dhe urdhri i Komisionerit lidhej vetëm me emrin e donatorit dhe jo me strategjitë dhe planet e KPK-së.
Në vendim, gjyqtarja e ngushton gjithashtu gamën e informacioneve për të cilat duhet të bëhet transparencë vetëm te të dhënat mbi procesin e vetingut dhe jo te detyrimi i KPK-së për të qenë gjithashtu transparente mbi aktivitetin e saj financiar dhe administrativ.
“…të dhënat e pretenduara nga kërkuesi, të cilat nuk janë të lidhura në këtë rast me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjekteve të rivlerësimit, por gëzojnë mbrojtje nga klauzola e konfidencialitetit e vendosur në nenin 7 dhe 12 të Marrëveshjes Sponsorizuese,” arsyeton Hasko.
Në vijim, Hasko çmon se bërja publike e sponsorit, nuk do t’i shërbente uljes së nivelit të korrupsionit, sigurisë publike, rritjes së besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë apo mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore.
Ajo e cilëson gjithashtu qëndrimin e KPK-së për mbajtje sekret të donatorit në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
“Kufizimi i përhapjes së informacionit është proporcional, duke marrë në konsideratë pasojat financiare për palën paditëse KPK-në në eventualitetin e shpërblimit të dëmit kontraktor,” vlerëson gjyqtarja Nafije Hasko në vendimin për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit./BIRN
Sondazh
Përfundon blerja e spacecom: 4iG hyn në industrinë globale të komunikimit hapësinor
Foto ilustruese 4iG ra dakord për kushtet e blerjes si hap fillestar të një pakete të vogël të aksioneve të Spaceco...
Ngrihet alarmi në Athinë, 10 shqiptarë vizitojnë 'Esko-n' te Kryqi i Kuq, policia kap njërin prej tyre
Esmin Ferhati GREQI- Alarmi është dhënë pasditen e së enjtes në Kryqin e Kuq, ku po trajtohet lideri shqiptar ...
FT+VD/ Autobusi aksidenton biçiklistin tek Rruga e Dibrës! 39-vjeçari i shtrirë në rrugë, qytetarët i japin ndihmën e parë
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një biçik...
NDËRTOHET SKEMA 3D- Nga hyrja në uzinë, deri tek përplasja me 2 ushtarët, si ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit
Foto ilustruese TIRANË- Zbulohet skema se si ka ndodhur incidenti i spiunazhit në uzinën e armëve në Gramsh që çoi n&e...
Incidenti në Gramsh/ Kush ishte “Harabeli i kuq” kontakti i spiunëve rusë dhe ukrainas në Tiranë! Çfarë u gjet në aparatet e tyre
Dy personat e arrestuar nga Policia GRAMSH- 18 gusht 2022, Cekin, Gramsh. Një makinë luksoze tip “Chevrolet” me tre shtetas t&eu...
Zjarr në Levan të Fierit, digjen kodrat me ullishte, zjarrfikësit në vendngjarje
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Një zjarr ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Levan të Fierit. Të favorizuara dhe nga e...
Shi dhe breshër, ç'do ndodhë me motin ditën e premte, Shkodra do ketë reshjet më të dendura
Foto ilustruese TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim në vendin tonë,...
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 44 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete
Foto ilustruese TIRANË- 44 raste të reja janë shënuar pozitive nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e ...
Zbardhen detaje nga vrasja e Pjetër Kolës, deri tani janë shoqëruar 4 persona, mes tyre një grua nga Cerriku
Zbardhen detaje nga vrasja e Pjetër Kolës, deri tani janë shoqëruar 4 persona, mes tyre një grua nga Cerriku Si ndodhi vrasja? 44-v...
Ndanin kokainë brenda qendrës së tatuazheve tek Komuna e Parisit, në pranga dy persona
Foto ilustruese TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohen se shpërndanin kokain&...
