Aktualitet

Ngrihet alarmi në Athinë, 10 shqiptarë vizitojnë 'Esko-n' te Kryqi i Kuq, policia kap njërin prej tyre

Policia ka bërë thirrje për përforcime dhe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ekipi i dytë, me pasojë dy makinat shqiptare janë zhdukur me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur mbrapsht në rrugët e ngushta.

29 Shtator 2022, 17:57 Nga I.A
Ngrihet alarmi në Athinë, 10 shqiptarë vizitojnë
Esmin Ferhati

GREQI- Alarmi është dhënë pasditen e së enjtes në Kryqin e Kuq, ku po trajtohet lideri shqiptar i mafies së Politekniupolitm Esmin Ferhati. Sipas Protothema.gr, jashtë spitalit kanë mbërritur dy makina me 10 shqiptarë, të cilët lëviznin në mënyrë të çuditshme dhe janë vënë re menjëherë nga ekipi i policisw që ndodhej aty. Policia ka bërë thirrje për përforcime dhe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ekipi i dytë, me pasojë dy makinat shqiptare janë zhdukur me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë lëvizur mbrapsht në rrugët e ngushta.

Policia ka arritur të lokalizojë një shqiptar,  i cili nuk ka arritur të hipë në një nga automjetet dhe është fshehur në një skutw. Por mediat greke shkruajnw se shqiptari është xhaxhai i të plagosurit dhe është dërguar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës.

Vlen të theksohet se ditën e djeshme në spitalin ku po trajtohet “Esko” ka hyrë një shqiptar duke kërkuar informacion nga mjekët për gjendjen e të plagosurit. Ajo që po shqyrtohet është mundësia që ky të jetë një operacion i organizuar për rrëmbimin e kreut të mafies shqiptare të Politekniupolit. Burime policore bëjnë me dije se mbajtja e këtij krimineli është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të vendoset një ekip pwrforcues.

esmin ferhati shkaterrohet banda shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll