Aktualitet

Shi dhe breshër, ç'do ndodhë me motin ditën e premte, Shkodra do ketë reshjet më të dendura

Sipas IGJEUM, moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Por reshjet më të dendura do të jenë në qarkun e Shkodrës. 

29 Shtator 2022, 17:20 Nga k.m.
Shi dhe breshër, ç'do ndodhë me motin ditën e premte,
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim në vendin tonë, ku duket se edhe nesër vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Sipas IGJEUM, moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Por reshjet më të dendura do të jenë në qarkun e Shkodrës. 

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe shkarkesa elektrike. Duke filluar prej orëve të pasdites moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura e reshje shiu të izoluara dhe të dobëta. Temperaturat nesër do të variojnë, në bregdet: 19 / 26 °C; në vendet e ulëta: 17 / 28 °Cl ndërsa në vendet malore: 10 / 22 °C.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s. 

POSTIMI I PLOTË:

 

igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll